Pas largimit nga Bia Khalifa, Toney i afërt me Benita Zenën

Toney dhe Benita po kalojnë më shumë kohë së bashku, ku së fundmi kanë qëndruar të përqafuar në oborrin e shtëpisë së Big Brother.

Benita i ka thënë atij se nuk i duket stabil, derisa ai u shpreh se me Bian s’ka qenë asnjëherë kështu si me të.

“Asnjëherë s’kam qenë kështu me Bian, tash që jam me ty”, u shpreh ai.

Të njëjtit janë parë shumë të afërt e në përqafime me njëri-tjetrin.

E kjo vjen pasi babai i Toneyt hyri në shtëpinë e famshme dhe i kërkoi atij që të shkëputet nga Bia Khalifa.

I njëjti i tha se ka të drejtë në një mënyrë të krijoj lidhje me banoren Elijona Binakaj.

Sidoqoftë, Toney u pa shumë i afërt me Benita Zenën, gjë që mund të ketë më shumë mes tyre.

Për këtë, mbetet për të parë në vazhdim meqë nuk duket akoma i sigurt. /telegrafi