“Krejt dashni për Edonin”, tifozët e Juves të çmendur pas Zhegrovës

Edon Zhegrova me pak minuta në fushën e lojës ndaj Udineses i ndezi tifozët në stadiumin “Allianz” në Torino.

Zhegrova luajti për 12 minuta ndaj Udineses, me Juventusin që fitoi 2-0 për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Pas ndeshjes, tifozët treguan dashurinë e madhe ndaj Zhegrovës, me videon e postuar në “Instagram” nga faqja zyrtare e Juventusit.

“Krejt dashni për Edonin”, shkruan Juventusi, teksa shihet Zhegrova duke nënshkruar fanellat e tifozëve e duke bërë “selfie” me ta.

View this post on Instagram

A post shared by Juventus (@juventus)