Banorët krijojnë vet veshjet me alumin, zhvillohet garë dizajni në Big Brother VIP Kosova 4 [video]
Shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4 është shndërruar në një mini–atelier mode pas vizitës së veçantë të dizajnatores së njohur Olta Sheholli. Me stilin dhe kreativitetin që e karakterizon, Olta ka hyrë mes banorëve për t’i mësuar ata se si të krijojnë veshje unike dhe artistike me duart e tyre.
Kjo sfidë kreative i ka bashkuar të gjithë banorët në një proces të pazakontë dizajnimi, ku materiali kryesor ishte folia, që u shndërrua në elementë mode tërësisht të paparë.
Secili prej banorëve realizoi një veshje me karakter dhe stil personal: dikush u transformua në mbret, dikush tjetër në gladiator, duke sjellë para kamerave krijime plot imagjinatë dhe individualitet.
Rezultati? Një spektakël vizual krejtësisht ndryshe nga çdo gjë që është parë më herët brenda formatit – një kombinim argëtimi, mode dhe kreativiteti që solli energji të re në shtëpi.
Vizita e Oltës u prit me shumë entuziazëm, ndërsa banorët përjetuan së bashku një eksperiencë që i nxiti të mendonin jashtë kornizave dhe të shprehen artistikisht. /telegrafi