Mbyllet pjesa e parë baras mes Barcelonës dhe Atletico Madridit

Ka përfunduar pjesa e pare e derbit Barcelona – Atletico Madridi në kuadër të xhiros së 15-të në La Liga.

Skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 1-1.

Golin për Barcelonën e shënoi Raphinha (26’), kurse për Atleticon realizoi Baena (20’).

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Spotify Camp Nou”. /Zëri