Lutfi Haziri njofton vdekjen e vëllait të tij: Ma këpute shpirtin

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka njoftuar vdekjen e vëllait të tij.

Në postimin për ndarjen nga jeta të të vëllait, Haziri shkruan:

Ma këpute shpirtin vëlla!

Vëllau im, Bedriu, ndërroi jetë sonte në spitalin universitar Zurichut, pas një sëmundje të rëndë.

Ka qenë më i miri mes nesh, por Zoti e deshi më shumë se ne. Shpirti i tij bën dritë nga sonte.

Do të kujtojmë përjetë për shpirtin e bardhë e njerëzinë!