Fejohet ylli i muzikës pop Miley Cyrus

Fejohet Miley Cyrus

PRISHTINË | 02 DHJ 2025 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Miley Cyrus dhe Maxx Morando janë fejuar pas katër vjetësh lidhjeje, raporton medium Page Six.

Dyshja fillimisht ndezën thashethemet për fejesë kur u shfaqën së bashku në tapetin e kuq të premierës botërore të filmit “Avatar: Fire and Ash” të hënën në Los Angeles.

Ylli i muzikës pop, dhe muzikanti pozuan së bashku për fotografi, me Cyrus që sigurohej ta vinte në pah unazën e saj mahnitëse me diamant të vendosur në një shirit të trashë ari.

Më vonë u konfirmua nga përfaqësuesi i saj, Francesca Consulting, se dizajnerja e bizhuterive Jacquie Aiche e kishte krijuar unazën me porosi.

Francesca Consulting ndau gjithashtu detaje për bizhuterinë, duke bërë të ditur se është një gur me prerje “cushion”, i vendosur në një unazë “të trashë” prej ari të verdhë 14-karatësh.