Rama konfirmon alokimin “e pjesshëm” të parave të Prishtinës nga Murati, kërkon 25 milionët e plotë

Përparim Rama, Kryetar i Prishtinës, ka konfirmuarse Komuna e Prishtinës ka pranuar alokim “të pjesshëm” të parave të kësaj komune nga Ministria e Financave, që drejtohet nga zyrtari i Vetëvendosjes, Hekuran Murati.

Rama kërkoi alokimin e plotë të 25 milionë eurove që janë të hyra vetanake të Komunës së Prishtinës, votimi i të cilave u bë ditë më parë nga Asambleja Komunale.

Postimi i plotë:

Lajm i mirë për qytetarët dhe punëtorët e Kryeqytetit: më në fund ka filluar alokimi i pjesshëm i mjeteve financiare nga Ministria e Financave drejt Kryeqytetit.

Drejtoria e Financave e Kryeqytetit do të vazhdojë punën sot, jashtë orarit të rregullt të punës, me qëllim të procesimit sa më të shpejtë të pagesave.

Në përputhje me dinamikën e alokimit të mjeteve nga Ministria, ne si komunë do të vazhdojmë me procesimin e pagesave në mënyrë të vazhdueshme dhe të rregullt.

Presim që sa më shpejtë të përfundojë alokimi i plotë i shumës prej 25 milionë eurosh nga Ministria.

Falënderojmë qytetarët dhe punëtorët për mirëkuptimin, durimin dhe bashkëpunimin!