Pacolli ndan fotografi me Rugovën: Simbol i mençurisë, durimit e paqes

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ndarë fotografi me ish-presidentin historik Ibrahim Rugova me rastin e ditëlindjes së tij.

Ai e çmoi lart figurën e Rugovës, duke e quajtur simbol të mençurisë, durimit e paqes, raporton Zeri.info.

“Ai mbetet frymëzim i përhershëm për çdo njeri që e do këtë vend dhe që beson se rruga drejt së ardhmes ndërtohet me vizion, urtësi dhe punë.

Lavdi jetës dhe veprës së tij”, thuhet në postimin e Pacollit. /Zëri