Osmani në ditëlindjen e ish-presidentit Rugova: Mbetet simbol i qëndresës dhe urtësisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në 81-vjetorin e lindjes.
Osmani e quajti Rugovën si arkitekt të pavarësisë, duke u shprehur se ai mbetet frymëzim e simbol i qëndresës, shkruan Zeri.info.
“Ai mbetet frymëzim i përhershëm, simbol i qëndresës dhe i ëndrrës së madhe për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike.
Trashëgimia e Presidentit është testament për paqen, për shtetin sovran dhe të integruar në familjen euroatlantike.
Lavdi jetës, veprës dhe idealit të Presidentit historik!”, thuhet në njoftim. /Zëri