Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, Jetmir Sinani dënohet me 24 vjet burgim

Jetmir Sinani, është dënuar me 24 vjet burgim nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.

Ai u shpall fajtor për vrasje të dyfishtë në Vushtrri që ndodhi në vitin 2023, duke privuar nga jeta Liridon Musliun dhe Fatos Zenunin.

Sinani nga Prokuroria e Mitrovicës, akuzohej për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Për vepren e parë penale, ai u dënua me 23 vjet burgim, derisa për të dytën me 18 muaj, ku kryetari i trupit gjykues njoftoj se Sinani dënohet me dënim unik 24 vite burg, shkruan Insajderi transmeton Klankosova.tv.

Rasti në fjalë, u kthye në rigjykim, pasi që në gjykimin e parë i akuzuari Sinani ishte dënuar me 24 vite burg.