Agron Qalaj: Prezenca ime nuk paraqet kuorum, ju lutem vazhdoni punimet
Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, ka reaguar dhe një herë, pasi sërish u kërkua përjashtimi i tij nga takimi i 279-të, për çka ai tha se prezenca e tij nuk paraqet kuorum dhe se ai do të qëndrojë aty, siç edhe parashihet.
“Ju tregova që nuk përbëj kuorumin, le të jetë e qartë. Mirëpres reflektimin mbi bazën e asaj që kam thënë në pjesën e parë të fjalimit tim. Mirëpres nga ky Këshill dhe unë e kam theksuar që presim vendimin gjyqësor. Nuk di kërkesën tuaj, por unë e kam thënë vendimi i Këshillit për caktimin tim është në fuqi dhe … pozita e kryeprokurorit të Shtetit është e rëndësishme dhe kërkon angazhime të tjera që nuk kërkon shtyrje… të shoh reflektim në situata kur janë të qëndrimeve të ndryshe secili ka të drejtë në qëndrime. Në këtë situatë mua nuk më lejohet as komenti, interpretimi por as diskutimi. Por e pashë të arsyeshme ta përsërisë se më duket duhet ta bëjë të qartë. Nuk bëjë kuorum, ligji e ndalon. Ju lutem vazhdoni punimet, mirëpres në çdo kohë konstruktivitetin ligjor dhe profesional nga secili nga ju”, tha ai. /eo