Projekti për pastrimin e minave në jugperëndim të Kosovës po vjen nga Ambasada Japoneze

Ambasada e Japonisë në Kosovë ka njoftuar se të mërkurën, 3 dhjetor, do të nënshkruhet Grant-Kontrata ndërmjet Ambasadës Japoneze dhe HALO Trust Kosovo, për projektin “Projekti për pastrimin e minave në zonën kufitare të jugperëndimit të Kosovës”.

Sipas njoftimit, “Projekti për pastrimin e minave në zonën kufitare të jugperëndimit të Kosovës” synon të sigurojë jetën e banorëve dhe vizitorëve përmes heqjes së minave dhe municioneve të pashpërthyera në një sipërfaqe prej 4.71 hektarësh në komunat Prizren, Dragash dhe Junik.

Po ashtu, është zbuluar edhe agjenda e ditës së mërkurë, të cilën e gjeni më poshtë: