Shkohet në pauzë 10-minutëshe, në rend të ditës futet shkarkimi i kryesuesit të KPK-së Ardian Hajdaraj
Në takimin e 279-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës as sot nuk u fillua me pikat e rendit të ditës. Megjithëse u kërkua largimi i u.d. të kryeprokurorit të ri të Shtetit, Agron Qalaj, nga takimi i 279-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), një gjë e tillë nuk ndodhi, por janë anëtarët e KPK-së të cilët lëshuan mbledhjen.
Pas Visar Krasniqit dhe Veton Shabanit, edhe Dardan Vuniqi e Arian Gashi lëshuan takimin, ndërsa në rend ditës është futur shkarkimi i kryesuesit të KPK-së, Ardian Hajdaraj.
Këto dalje i quajti në koordinim kryesuesit Hajdaraj.
“Daljet e tua janë të koordinuara, me qëllim të shqyrtimit të raportit të kandidates për anëtare të Këshillit. Çdo shmangie nga këto diskutime është e qëllimshme”, ka thënë Hajdaraj.
Pas kësaj ai u largua derisa të votohet për shkarkimin e tij, por zëvendëskryesuesja e KPK-së, Jehona Grantolli kërkoi që të shkohet 10 minuta në pauzë para se të hedhet në votim shkarkimi i tij.