“Këtë unazën e mban ti derisa Renee t’i bëjë 18 vjet”, kuptimi i veçantë pas dhuratës së Robertit për Norën

Në një episod të veçantë të emisionit “Robi Plaket Kur Don Vet”, Nora Istrefi u rikthye përballë ish-bashkëshortit të saj, Robert Berisha, duke dhënë një nga takimet më të rralla televizive mes tyre që pas ndarjes.

Gjatë këtij momenti, çifti foli hapur për jetën personale, karrierën dhe mbi rolin e tyre si prindër të vajzës së tyre, Renee.

Në mes të bisedave, Roberti surprizoi Norën me një gjest të papritur dhe të veçantë. Ai nxori një kuti të vogël me bizhuteri dhe i dhuroi Norës një unazë me diamant, të blerë në Shtetet e Bashkuara.

Por, ai theksoi se kjo dhuratë nuk kishte të bënte me rikthimin e marrëdhënies romantike: “Këtë unazën e mban ti derisa Renee t’i bëjë 18 vjet”, i tha Roberti, duke e kthyer dhuratën në një simbol të përkushtimit ndaj vajzës dhe një kujtim që do të ruhet deri në rritjen e saj.

Nora reagoi e habitur dhe e emocionuar nga ky veprim. Ajo shtoi me shaka se vajza e tyre do të gëzohet shumë për unazën dhe se ajo do ta mbajë “pak derisa të rritet Renee”.

Ky moment i veçantë nxori në pah raportin e shëndetshëm dhe respektin që ata ruajnë si prindër, duke treguar se bashkëpunimi dhe kujdesi për Reneen janë prioriteti kryesor, pavarësisht sfidave që kanë kaluar si çift. /Telegrafi