Ramush Haradinaj uron Rifat Jasharin për ditëlindje

Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, sot feston ditëlindjen.

Një urim të veçantë ia ka kushtuar kryetari i AAK-së, njëherësh ish-komandant në UÇK, Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj i uroi Bacës Rifat edhe shumë vite të tjera.

“Baca Rifat, gëzuar ditëlindjen! Të uroj edhe shumë vite të tjera, gjithmonë pranë nipërve e mbesave, me shëndet dhe mbarësi!”, shkroi ai.