Vdes kryetari i parë i Deçanit, Mehmet Bojkaj

Ka vdekur në moshën 82-vjeçare kryetari i parë i Komunës së Deçanit, Mehmet Bojkaj.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Bojkajt e bënë të ditur familjarë e të afërm të tij.

“I pikëlluar mora lajmin për vdekjen e mikut tim të dashur, ish-shefit të Shtabit të UÇK-së në Isniq dhe ish-kryetarit të parë të Komunës së Deçanit, të zgjedhur në vitin 2000, profesorit Mehmet Bojkaj. Kryetari Bojkaj do të kujtohet përherë si një burrë i madh, i urtë, atdhetar e besnik. Ai dha gjithçka pati për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës”.

“Lutem që Zoti ta shpërblejë me Xhenet shpirtin e bacës Mehmet”, thuhet në njoftim.