AAK-ja garon e vetme në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka dorëzuar formularin e certifikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës pa koalicion parazgjedhor në krahasim me zgjedhjet e fundit të 9 shkurtit kur ishte bashkë me Nismën.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezei ka bërë të ditur për rtv21.tv se në orën 22:00 AAK-ja ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit si subjekt i vetëm politik.

Sonte në ora 23:59 përfundojnë afatet e periudhave të ndryshme për subjektet politike lidhur me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.