Ushtarët bullgarë të KFOR-it kryejnë stërvitje pesëditore në zonën e Dragashit: Qëllimi ishte përmirësimi i aftësive të mbikëqyrjes

KFOR-i ka njoftuar se ushtarët bullgarë që janë pjesë e këtij misioni, kanë kryer një stërvitje pesëditore në zonën e Dragashit. Qëllimi i këtij trajnimi, thekson KFOR’i, është përmirësimi i aftësive të mbikëqyrjes përmes një kombinimi të patrullimeve me mjete dhe në këmbë.

Tutje, shtohet se, stërvitjet e tilla janë thelbësore për të mbajtur një prani të dukshme dhe të paanshme.

Njoftimi i plotë:

Ushtarët bullgarë nga Batalioni Kinetik i Komandës Rajonale Perëndim (RC-W) të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO përfunduan një stërvitje pesëditore në zonën e Dragash/Dragaš.

Qëllimi i stërvitjes ishte përmirësimi i aftësive të mbikëqyrjes përmes një kombinimi të patrullimeve me mjete dhe në këmbë, duke siguruar që KFOR-i të ruajë efektivitetin operacional në monitorimin dhe kontrollin e zonës.

Këto stërvitje dhe patrullime janë thelbësore për të mbajtur një prani të dukshme dhe të paanshme, për të rritur ndërgjegjësimin mbi situatën dhe për të mbështetur stabilitetin në mbarë zonën e përgjegjësisë së RC-W.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjigjës të sigurisë.