Zhduken dy vajza, njëra në Malishevë e tjetra në Rahovec

Dy vajza janë raportuar të zhdukura gjatë 24 orëve të fundit.

Në rastin e parë në Malishevë, ankuesja femër ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga banesa dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Rasti është duke u hetuar nga Policia, transmeton Zeri.info.

Në rastin e dytë, në fshatin Bellacerkë të Rahovecit ankuesi mashkull ka njoftuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Sipas Policisë, edhe ky rast është nën hetime. /Zëri