I dyshuari në arrati, detaje se si ndodhi plagosja e të miturës në Vushtrri

Një e mitur është plagosur në Vushtrri, pasi një person shtiu me armë ndaj axhës së tij dhe familjes së tij.

Policia e Kosovës njofton se sipas ankuesit, i dyshuari ka shtënë dy herë me armë ndaj tij dhe familjes e ku e plagosur mbeti e mitura, që rezulton të jetë vajza e vëllait.

I dyshuari është arratisur.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar Policinë se në drejtim të tij dhe familjes së tij ka shtënë dy herë me armë i dyshuari mashkull kosovar, ku ka mbetur e plagosur në krah vajza e vëllait të ankuesit (e mitur). Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim nga Policia. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë (pushkë 10-she) dhe 14 fishekë. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.