Drita vazhdon të triumfojë financiarisht në Ligën e Konferencës, pas fitores ndaj Shkëndijës

Kampioni i Kosovës Drita ka arkëtuar edhe plot 400 mijë euro pas fitores së madhe ndaj Shkëndijës në fazën e ligës të Ligës së Konferencës.

“Intelektualët” regjistruan fitoren e dytë radhazi në garën e tretë më prestigjioze në Evropë, këtë herë në derbin shqiptar – me një fitore 1-0 ndaj Shkëndijës në “Fadil Vokrri”.

Fitimi i klubit gjilanas vetëm në fazën e ligës të Ligës së Konferencës ka arritur në vlerën e 1 milion e 66 mijë eurove (400 mijë nga fitorja ndaj Shelbourne dhe 266 mijë euro në dy barazimet e para).

Drita mund ta rrisë këtë vlerë edhe më shumë, meqenëse do të zhvillojë edhe dy përballje – ndaj AZ Alkmaar dhe Rayo Vallecano.

Përndryshe, Drita mund të thuhet se e ka siguruar një vend në play-offin e Ligës së Konferencës, kësisoj do të fitojë edhe plot 300 mijë euro tjetra.

Në bazë të kalkulimeve, në total që kur mori pjesë në garat evropiane, Drita ka arkëtuar mbi gjashtë milionë euro.