Portugalia kampione bote për grupmoshën U-17, mposht Austrinë e Deshihskut

Kombëtarja e Portugalisë U17 e ka fituar Kupën e Botës, duke mposhtur në finale Austrinë U17.

Portugezët triumfuan me rezultat minimal 1-0, sfidë ku tërë lojën luajti edhe lojtari me prejardhje nga Kosova, Hasan Deshihsku.

Austria e nisi më mirë, me Deshihskun që kishte një mundësi shënimi nga afërsia por që Cunha me një super pritje ia mohoi golin.

Ishte Anisio Cabral që e bëri dallimin me një gol të bukur pas një aksioni të Portugalisë (32’).

Portugalia pas golit e ruajti për mrekulli rezultatin, me Austrinë që krijoi disa kundëraksione mirëpo nuk i finalizoi.

Kësisoj, Portugalia e merr epitetin e Kupës së Botës për U17, kurse Austria mbetet nënkampion. Italia në anën tjetër u rendit në pozitën e tretë pasi mposhti Brazilin.