Hoti për ekonominë në vend: S’ka pasur asnjëherë situatë më të paqartë dhe më të pasigurt
Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur për situatën ekonomike në vend.
Ai u shpreh se nuk ka pasur asnjëherë situatë më të paqartë dhe më të pasigurt, përcjell Klankosova.tv.
“Në aspektin ekonomik nuk ka pasur asnjëherë situatë më të paqartë dhe të pasigurt. Ajo që e mbyt ekonominë dhe biznesin është mungesa e parashikimit për të ardhmen. Mungesa e qartësisë dhe pasiguria që ekziston në ekonomi, kjo i mbyt investimet, e mbyt të ardhmen e bizneseve, planifikimet që mund të bëjnë bizneset”.
“Në ekonominë e Kosovës, për shkak të rrethanave që kemi pasur, sektori publik ka qenë shumë i rëndësishëm për të ndërtuar atë infrastrukturën e nevojshme për të funksionuar bizneset, që ndikon në produktivitetin e bizneseve”, u shpreh ai.