Parashikimi i fundit nga Superkomjuteri për skuadrat në Ligën e Kampionëve

Faza e grupeve të Ligës së Kampionëve po hyn në fazën vendimtare, me vetëm tre ndeshje të mbetura dhe renditje surprizuese.

Sipas parashikimeve të superkompjuterit të Opta-s, Arsenal kryeson listën për kualifikimin direkt në 1/8-tën, duke lënë pas Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.

Real Madridi ngjitet në vendin e katërt pas fitores ndaj Olympiacos, ndërsa Inter dhe Manchester City zënë respektivisht vendet e 5-të dhe 6-të.

Chelsean dhe Borussia Dortmund plotësojnë tetëshen e kualifikuar direkt.

Ndërkohë, klube si Atletico Madrid, Liverpool dhe Barcelona duhet të luftojnë në fazën ‘play-off’, ndërsa Athletic Bilbao, Benfica, Villarreal dhe Ajax duket se do të mbeten jashtë.

Futbollistët dhe tifozët e klubeve të mëdha po ndjekin me kujdes çdo ndeshje, ndërsa beteja për 1/8-tën premton emocione deri në minutën e fundit.