Parandalohet kontrabanda me telefona në Vërmicë

Gjatë një kontrolli rutinë, Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të tentimit - shmangies së detyrimeve doganore.

Gjatë këtij aksioni janë gjetur katër telefona të rinj “Iphone 17 pro max”, si dhe pjesë të ndryshme për telefonat mobilë, raporton Zeri.info.

Bëhet e ditur se vlera totale e mallit të sekuestruar është mbi 5000 mijë euro.

“Mallrat e padeklaruara janë konfiskuar, ndërsa ndaj personit të përfshirë janë iniciuar procedurat për kundërvajtje doganore, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim. /Zëri