Basha: Ushtria jonë është trashëgimi e drejtpërdrejtë e UÇK-së

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, teksa uroi Ditën e Forcës, tha se ushtria e Kosovës është trashëgimi e drejtpërdrejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke shtuar edhe investimet që Qeveria ka bërë në pajisje e armatim.

“Një punë e jashtëzakonshme që ka bërë ushtria jonë që është një vazhdimësi e një historie të lavdishme e popullit tonë, e trashëgimi e drejtpërdrejt e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jemi jashtëzakonisht krenarë që FSK-ja mbetet institucioni më i besueshëm në vend dhe kjo për shkak të një pune të shkëlqyeshme dhe përkushtimit të tyre për sigurinë e vendit tonë dhe po ashtu një përkushtim i ndërsjellë i shtetit të Kosovës që ka bërë në rekrutimin mbi 2 mijë ushtarëve, por edhe investime mbi 400 milionë euro vetëm në pajisje. Uroj dhe shpresoj që kjo punë e mirë të vazhdojë për një ushtri paqedashëse, po gjithashtu gjithëve atyre që është një amanet i vazhdueshëm i atyre që ranë për vendin tonë”, tha Basha teksa vizituan kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë në Ditën e Forcës e që ishte bashkë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë Albin Kurtin dhe ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.