“A po fitojmë pa balotazh?”, fëmijët ngacmojnë Kurtin gjatë vizitës në Kazermën e FSK-së

Forca e Sigurisë së Kosovës sot ka hapur dyert për qytetarët, me rastin e shënimit të Ditës së Forcës.

Krerët e shtetit po qëndrojnë në kazermë, ku po shikojnë nga afër armatimin dhe pajisjet ushtarake.

Në një moment, disa fëmijë i rikthyen buzëqeshjen kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e pyetur: “A po fitojmë pa balotazh?”

Kjo frazë u bë e njohur gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale, kur kandidati për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, në një tubim me qytetarë kishte pyetur nëse do t’i fitonin zgjedhjet në atë komunë pa balotazh.

Më pas, kjo shprehje u bë virale në rrjetet sociale.