Shkon në 55 numri i të vdekurve nga zjarri në Hong-Kong

Numri i të vdekurve nga zjarri që përfshiu apartamentet publike në Hong-Kong është rritur në 55, sipas departamentit të zjarrfikësve të qytetit.

51 persona vdiqën në vendngjarje dhe katër në spital, tha një zëdhënës në një konferencë për shtyp.

Në mesin e të vdekurve është edhe një zjarrfikës, transmeton BBC, përcjell Klankosova.tv.

Ky është zjarri më vdekjeprurës në Hong-Kong në të paktën 63 vjet.

Ky zjarr është barazuar tashmë me numrin e viktimave të zjarrit të gushtit 1962 në lagjen Sham Shui Po, i cili mbyti 44 persona dhe la qindra të tjerë pa strehë në qytet. Rreth 22.7 kg fishekzjarrë të ruajtur në ambientet e ndërtesës kishin shkaktuar përhapjen e shpejtë të flakëve në katet e sipërme, raportoi South China Morning Post (SCMP).

Në nëntor 1996, një zjarr në ndërtesën Garley në Kowloon vrau 41 persona dhe plagosi 81 të tjerë.

Zjarri më vdekjeprurës i regjistruar ndonjëherë ndodhi në vitin 1948 pas një shpërthimi në katin përdhes në një depo pesëkatëshe që përmbante “mallra të rrezikshme”, sipas SCMP-së. Ai la të vdekur 176 persona.