Pafos ndal Monacon, Copenhagen fiton ndaj Kairatit

Janë luajtur dy ndeshjet e para të sonte në raundin e pestëë të Ligës së Kampionëve, ku Pafos i Qipros arriti të marrë një pikë të çmuar ndaj Monacos, ndërsa Copenhagen fitoi ndaj Kairat.

Monaco kaloi i pari në epërsi me një gol të Takumi Minamino në minutën e 5-të, ndërsa Pafos barazoi falë David Luiz, i cili shënoi pas një krosi nga Mislav Orsic. 

Epërsinë e Monacos e riktheu Folarin Balogun në minutën e 26-të, duke vendosur rezultatin 2-1 që mbeti për një kohë të gjatë.

Kur duket se Monaco do të fitonte, Sunjic gjuajti me kokë në minutën e 88-të pas një krosi nga Orsic, goditi traversën dhe topi u devijua nga Salisu në rrjetë, duke i dhënë Pafos barazimin 2-2. 

Në ndeshjen tjetër, Copenhageni në shtëpi mundi Kairatin 3-2, duke marrë tri pikë të para këtë sezon. 

Tani, MonaCo dhe Pafos ndajnë nga gjashtë pikë dhe renditen në vendet 22 dhe 23, ndërsa Copenhageni shkon në vendin e 29 me katër pikë, ndërsa Kairat mbetet i parafundit me vetëm një pikë.