Alonso flet për marrëdhënien me Vinicius Jr: Është shumë e mirë
Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso ka folur për marrëdhënien e tij me Vincius Jr.
Siç u shpreh Alonso, marrëdhënia mes palëve është shumë e mirë.
“Marrëdhënia me Vini Jr është shumë e mirë; Vini konsiderohet një lojtar kyç dhe ka besim të ndërsjellë midis nesh”, u shpreh trajneri spanjoll.
“Ne flasim para ndeshjeve, ai e di çfarë po mendoj unë, unë e di çfarë po mendon ai... është mënyra më e mirë për të marrë vendime së bashku”, tha për TNT Sports Brazil. /Zëri