Mos vozitni me xhaketa dimri në veturë, kjo mund të jetë e rrezikshme [video]

Ne tashmë kemi shkruar se fëmijët në automjete nuk duhet të transportohen me xhaketa dimri dhe tani do të rikthehemi tek një studim i klubit gjerman të automobilave (ADAC), i cili sugjeron se as të rriturit nuk duhet të jenë në automjete me xhaketa dimri.

Mbajtja e rripave të sigurisë është e detyrueshme dhe nuk ka dyshim se ato parandalojnë dëmtime më të rënda në aksidente.

Megjithatë, nëse nuk hiqni xhaketat dimërore në automjet, humbet funksionaliteti i tyre dhe lind një problem i madh.

ADAC ka kryer një test përplasjeje me shpejtësi 16 km/h, që është një vlerë mesatare kur një automjet tjetër godet pjesën e pasme të makinës.

Për shkak të veshjes dimërore, rripat e sigurisë lëvizen (nuk vendosen direkt mbi trup), nuk janë në pozicion optimal dhe kështu, edhe në shpejtësi të ulët, mund të shkaktojnë dëmtime.

Pjesa e poshtme e rripit nuk fikshet mbi zonën e ijeve, por pak më lart, dhe për këtë arsye mund të shkaktohen dëmtime në mëlçi, shlezë…

Nëse është e mundur, shmangni udhëtimin me xhaketa të trasha dimërore dhe përdorni rripat e sigurisë.