Adriana Matoshi: Shpat Kasapi ka ndryshuar jetën e shumë prej nesh me muzikën e tij
Aktorja nga Gjilani, Adriana Matoshi, ka reaguar pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi.
Ajo ka shprehur ngushëllime, derisa thekson se Shpati ka ndryshuar jetën e shumë prej nesh përmes muzikës së tij.
Bën gjithashtu thirrje që artistët sa të jenë gjallë të respektohen e të vlerësohen më shumë.
Postimi i plotë:
"Shpat Kasapi ka ndryshu jetën e shumë prej nesh me muzikën e tij.
Ndoshta s’e mendojmë shpesh, por artistët janë pjesë e kujtimeve tona, e ditëve tona të mira e të vështira.
Ata na japin emocion, gëzim, nostalgji… dhe shpesh ne nuk ua themi asnjëherë sa shumë vlejnë.
Sa i kemi gjallë, sa i kemi pranë, le t’i duam më shumë.
T’i vlerësojmë, t’i falënderojmë, t’i mbështesim.
Respekt dhe dashni për Shpatin, e për çdo artist që na dhuron një pjesë të vetes përditë.
Ngushëllime familjarëve, miqve dhe dashamirëve". /telegrafi