Vdes mjekja e UÇK-së, Ajete Bashota
Të mërkurën ka vdekur ish-ushtarja dhe mjekja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ajete Bashota.
Këtë lajm e dha kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili vlerësoi lart humanizmin e profesionalizmin e saj, raporton Zeri.info.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Ajete Bashotës, profesionistes së përkushtuar të QKMF-së në Podujevë dhe Ushtares e Mjekes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dr. Ajete Bashota do të kujtohet gjithmonë për humanizmin, profesionalizmin dhe kontributin e saj të çmuar, si në shërbim të pacientëve po ashtu edhe në shërbim të lirisë së vendit si luftëtare e mjeke e lirisë.
Në emër të Komunës së Podujevës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur”, thuhet në njoftim. /Zëri