Rriten edhe çmimet e prodhimit në Kosovës për 5.5%

Agjencia e Statistikave të Kosovës bën të ditur se indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë në tremujorin e tretë të 2025, krahasuar me tremujorin e dytë 2025, u ngrit prej 1,3%, ndërkaq krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM3 2024) indeksi i çmimeve të prodhimit u ngrit për 5,5%.

Ngritjet më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi tjetër 4.7%, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 3.9%, prodhimi i mobilieve 2.7%, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t 2.0%, prodhimi i pajisjeve elektrike 1.9%, prodhimi i metaleve 1.3%, përpunimi i produkteve ushqimore 0.7%, prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës 0.5%, prodhimi i produkteve minerale jo metalike 0.2%, nxjerrja e xehes së metalit 0.1%.

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysme rimorkiove -2.9%), grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë -1.7%, prodhimi i tekstilit -1.0%, xeherorët dhe guroret tjera -0.8%, veprimtaritë e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbeturinave -0.8%, prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse -0.4%, prodhimi i pijeve -0.1%, prodhimi i produkteve kimike -0.1%, prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve -0.1%.

Tremujori i tretë 2025 – tremujori i tretë 2024, 5,5%

Çmimet e Prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 5,5%, në mes të TM3 2025 dhe TM3 2024.

Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysme rimorkiove 23.01%, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 20.8%, prodhimi i tekstilit 14.2%, përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutike 8.1%, prodhimi i veshjeve 7.9%, prodhimi i mobilieve 7.8%, shtypja dhe riprodhimi i mediave të incizuara 7.0%, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t. 5.1%, prodhimi i pajisjeve elektrike 5.0%, grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë 5.0%, përpunimi i produkteve ushqimore 3.1%, prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës 2.9%, prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse 0.9%, prodhimi i produkteve minerale jometalike 0.4%, prodhimi i produkteve kimike 0.1%.

Ngritja u neutralizua nga ulja e çmimeve te: prodhimi tjetër p.k.t. -15.9%, prodhimi i metaleve -10.4%, xeherorët dhe guroret tjera -6.0%, nxjerrja e xehes së metalit -2.5%, prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës -1.7%, veprimtaritë e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbeturinave; rikuperimi i materialeve -1.5%, prodhimi i pijeve -0.8%.