Dita e Forcës, FSK-ja të enjten do t’i hapë dyert për qytetarët
Forca e Sigurisë së Kosovës bën të ditur se të enjten, më 27 nëntor, organizon Ditën e Forcës - nga ora 09:00 deri në orën 14:00.
Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë nga ora 09:30 do të jenë të pranishëm udhëheqësit e lartë shtetërorë, mysafirë e ambasadorë të vendeve mike.
“Të gjithë qytetarët janë të mirëseardhur të vizitojnë kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në: Prishtinë, Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan. Në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës qytetarët do të kenë mundësi të shohin kapacitetet ushtarake, të cilat do të jenë të ekspozuara në këtë ditë feste”, thuhet në njoftim.