Vdekja e Shpat Kasapit, Ambasada e Kosovës në Shkup ngushëllon familjen
Në moshën 40-vjeçare ka vdekur këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi.
Sipas mediave atje, Shpat Kasapi ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak.
Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut ka reaguar pas vdekjes së këngëtarit.
Ata kanë ngushëlluar familjen dhe gjithë miqtë e Shpat Kasapit.
“Me pikëllim pranuam lajmin për ndarje nga jeta të këngëtarit të mirënjohur Shpat Kasapi. Ambasada transmeton ngushëllimet e thella familjarëve dhe miqve të shumtë të të ndjerit. Prehu në paqe Shpat!”, thuhet në ngushëllimin e Ambasadës. /Zëri