AGK-ja e zhgënjyer me mosndarjen e buxhetit për RTK-në nga kursimet
Qeveria e Kosovës ka njoftuar këtë të martë, se ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje.
AGK-ja ka shprehur zhgënjim të thellë që ky vendim nuk përfshin edhe Radio Televizionin e Kosovës, ashtu siç kishte premtuar një ditë më parë, ministri në Detyrë i Financave, Hekuran Murati.
“Teksa jemi në fund të nëntorit, dhe 700 punonjësit e RTK-së ende presin pagën e tetorit, AGK-ja i bën thirrje urgjente Qeverisë së Kosovës që të gjejë formën ligjore për të ndarë buxhetin për RTK-në, për tre mujorin e fundit të 2025.”
Asociacioni ka kërkuar nga qeveria, që të marrë parasysh urgjencën e zgjidhjes së problemit financiar të RTK-së, dhe rëndësinë e funksionimit të Transmetuesit Publik pa ndërprerje dhe pengesa.