Vazhdojnë përplasjet, Labi - Shkurtës: Pa grim po më tutshe, kam qejf me të pa natyrale [video]

Tensionet mes Shkurtës dhe Labit në Big Brother VIP Kosova nuk po ndalen.

Së fundmi, banori i ri i BBVK-së i tha Shkurtës: “Pa grim po më tutshe”, duke shtuar se sipas tij femrat janë të bukura natyrale. “Kam qejf me të pa natyrale”, tha Labi.

Shkurta reagoi menjëherë: “Faleminderit që po ma nënçmon fizikun, kështu më ka falë Zoti”.

Ajo vijoi: “A jam e keqe, faleminderit! A më the e shëmtuar, faleminderit shumë. Faleminderit ti si fetar po ma nënçmon fizikun”.

Labinoti u përpoq të sqaronte: “Më fal, ishte kjo kundër fesë?”

Shkurta e ktheu përgjigjen me vendosmëri: “Ti, meqë je fetar, duhet të pranosh njerëzit si i ka bërë Zoti.

Si jam zgjuar në mëngjes e shëmtuar më tha, në qoftë se jam më shëmtuar jam për vete, çka po të bëj ty?”

Ky moment ka ngjallur diskutime mes banorëve dhe publikut, duke nxjerrë në pah tensionet dhe debatet mbi perceptimin e bukurisë natyrale brenda shtëpisë. /telegrafi