Gjykata e BE-së detyron shtetet anëtare të njohin martesat mes gjinisë së njëjtë

Gjykata më e lartë e BE-së vendosi të martën se martesat e të njëjtit seks duhet të respektohen në të gjithë bllokun dhe qortoi Poloninë për refuzimin e njohjes së një martese midis dy qytetarëve të saj që u zhvillua në Gjermani.

Gjykata tha se Polonia kishte gabuar që nuk e kishte njohur martesën e çiftit kur ata u kthyen në Poloni, me arsyetimin se ligji polak nuk lejon martesën midis njerëzve të të njëjtit seks.

Kjo shkel jo vetëm lirinë e lëvizjes dhe të banimit, por edhe të drejtën themelore për respektimin e jetës private dhe familjare”, tha gjykata.

Në Poloninë kryesisht katolike, lufta për barazi LGBT për vite me radhë është cilësuar nga ata që janë në pushtet si një ideologji e rrezikshme e huaj.

Megjithatë, qeveria aktuale ka punuar për një projektligj për të rregulluar partneritetet civile , duke përfshirë edhe bashkimet e personave të të njëjtit seks.

Gjykata e Drejtësisë e BE-së mori vendimin detyrues me kërkesë të një gjykate polake që trajtonte çështjen e burrave që kishin kundërshtuar refuzimin për të transkriptuar certifikatën e tyre të martesës gjermane në regjistrin polak./Zëri