KQZ-ja miraton buxhetin rreth 8 milionë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin e buxhetit për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, bashkë me amendamentin e propozuar nga anëtarët e PDK-së në KQZ, të cilët propozuan që në buxhet të përfshihet dërgimi i fletëvotimeve origjinale për votuesit me postë.

Buxheti, u miratua me gjashtë vota “për”, derisa kundër i dolën anëtarët e VV-së në KQZ, si dhe vet kreu i komisionit, Kreshnik Radoniqi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje nuk arriti ta miratonte buxhetin prej 7 milionë e 771 eurove, të planifikuar për zgjedhjet e parakohshme nacionale të 28 dhjetorit 2025, pas përplasjeve mes anëtarëve të këtij institucioni, të cilat vazhduan edhe sot, por në fund me rezultat pozitiv.