“Ta ha kulturën”, Shkurta eskalon ndaj Labinotit, pasi ky i fundit e kritikon për të shprehurit

Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, Shkurta dhe Labinoti patën një përplasje të fortë mbi përdorimin e fotografive dhe shkrimet që Labinoti kishte bërë për të.

Shkurta kërkoi menjëherë shpjegim: “Pse i ke bërë gjithë ato shkrime drejt meje, tri fotografi i ke postuar?”

Labinoti, me një ton më të qetë, iu përgjigj: “Pse po bërtet? Kjo nuk është edukatë. Mos më thuaj ke rrejtë, ke mundësi pak edukatë?”

Shkurta nuk u ndal: “Mos ma kallëzo edukatën, përgjigju në temë”.

Debati vazhdoi me shkëmbim të drejtpërdrejtë mes tyre:

Labinoti: “Pse po bërtet?”

Shkurta: “Po s’të marr more unë ty leje, a të bërtas, a jo”.

Labinoti: “Fol kadale”.

Shkurta: “Kyçu në temë”.

Labinoti: “Natën e parë nuk kam dëshirë të të fyej, më pas të qes prej lojës”.

Shkurta: “Me zarf të zi?”

Labinoti: “A do të dalim kokë më kokë?”

Shkurta: “S’merrna me ty o ti pishpirik, ulu këtu”.

Labinoti: “Kultura e kësaj…”

Shkurta: “Ta ha kulturën. Ti ke mbetur të më tregosh kulturën”.

Në vijim, Shkurta kërkoi që Labinoti të shpjegonte pse kishte përdorur fotografitë e saj dhe sqaroi se nuk kishte faj që publiku e kishte kërkuar të dale në televizion.

Ky moment i tensionuar ka rikthyer vëmendjen e publikut mbi debatet dhe dinamikat brenda shtëpisë, duke u bërë një nga momentet më të komentuar të ditës.