U pa duke futur një qese të bardhë në xhep, zbulohet se çfarë bënte Dolce fshehur nën banak

Së fundmi janë shtuar pyetjet dhe kurioziteti se çfarë bënte Dolce disa herë me radhë nën dollapin që ndodhet në oborrin e shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova 4.

Ndonëse asaj vazhdimisht i është tërhequr vërejtja nga "Vëllai i Madh", banorja nuk e ka ndalur veprimin e saj.

Në pamjet e publikuara nga produksioni, Dolce shihej duke pirë cigare fshehurazi.

Asaj i është tërhequr vërejtja e fundit sonte, në Prime-n e tretë, që të mos e bëjë më këtë veprim.

Më në fund u sqarua e vërteta sepse kishte dyshime të mëdha pasi futi një qese të bardhë në xhep.

Krahas kësaj, Dole u zgjodh si banorja që do të shkojë në "Grande Fratello" të Italisë për një javë.

Se si do të jetë kjo eksperiencë e saj, mbetet për t'u parë në vazhdim.