Postoi video në rrjete sociale duke shtënë me armë, arrestohet një person në Klinë
Një person është arrestuar të hënën rreth orës 20:30 në Zllakuqan të Klinës, pasi kishte postuar një video në rrjete sociale duke shtënë me armë.
Policia bën të ditur se i dyshuari është i mitur dhe se i është gjetur e konfiskuar arma pushkë ajrore.
“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Zëri