Policia jep detaje për tentim grabitjen në Prishtinë
Mesditën e së hënës ka ndodhur një tentim grabitje e armatosur në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Në raportin e Policisë, thuhet se personat që kanë kryer këtë akt ishin të maskuar, por që nuk ia kishin arritur qëllimit.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një predhë e armës së zjarrit.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Zëri