Nesër nis ekzekutimi i shtesave të fëmijëve me 50 për qind rritje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se nga nesër do të ekzekutohen shtesat e fëmijëve me 50 për qind rritje.

Ai sqaroi se nga kjo rritje do të përfitojnë 400 mijë fëmijë, raporton Zeri.info.

\ Lajm i mirë për të gjitha nënat që marrin shtesa për fëmijët: nga nesër fillon ekzekutimi i pagesave me rritjen e miratuar prej 50%.

Pra:

- një familje me dy fëmijë, që ka marrë 40 euro, nga nesër do të marrë 60 euro;

- një familje me tre fëmijë, që ka marrë 90 euro, nga nesër do të marrë 135 euro;

- një familje me katër fëmijë, që ka marrë 120 euro, nga nesër do të marrë 180 euro, e kështu me radhë.

“Urime të gjithë fëmijëve! T’i gëzoni me shëndet!”, shkroi Kurti. /Zëri