Gërxhaliu: Politizimi po dëmton RTK-në, trafikun urban dhe imazhin e Kosovës
Profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka folur për problemet me buxhetin e RTK-së dhe sfidat e transportit urban, duke theksuar se politizimi po dëmton shërbimet publike dhe imazhin e Kosovës.
“Kjo situatë që po ndodh me RTK-në është me të vërtetë shumë shqetësuese, dhe ajo që kam parë me ‘Trafikun Urban’ dëshmon edhe njëherë sa e politizuar është skena politike në Kosovë. Ka pak dialog të nivelit të mirëfillt qendror dhe lokal, dhe sikur që shihet, është një garë – me qëllim apo pa qëllim – që po dëmton qytetarët e Kosovës. Kjo situatë po ndikon negativisht në perspektivën e zhvillimit të vendit dhe mbi të gjitha po dëmton imazhin e Kosovës çdo ditë e më tepër, sepse këto pamje arrijnë te institucionet vendore dhe ndërkombëtare. Është një mjerim që ka kapluar Kosovën dhe shpresoj që të ketë një fund,” tha Gërxhaliu.
Ai nënvizoi rëndësinë e një qasjeje më profesionale dhe të pakicëzuar politike në menaxhimin e shërbimeve publike, për të siguruar funksionimin e tyre dhe besimin e qytetarëve./teve1