Zyrtare: Prishtina mbyll bashkëpunimin me Arsim Thaqin
Prishtina ka ndarë rrugët me trajnerin e deritanishëm, Arsim Thaqin.
Tekniku kosovar ka qenë në krye të Prishtinës që nga muaji prill i këtij viti, teksa ka fituar edhe Kupën e Kosovës.
Përkundër që është në krye të tabelës me 26 pikë pas 13 ndeshjeve të zhvilluara, Prishtina ka vendosur të ndajë rrugët me trajnerin e deritanishëm.
Në tri duelet e fundit Prishtina ka pësuar dy humbje dhe ka barazuar në një tjetër dhe kjo bërë që palët të ndërpresin bashkëpunimin.