Rama nis mëngjesin me foto të qëndisjes së flamurit kuqezi nga duart e fëmijëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur mëngjesin e së hënës me atmosferë të bukur të festës së 28 Nëntorit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ndarë disa fotografi të qëndisjes së flamurit kuqezi nga duart e fëmijëve.

“Mirëmëngjesi dhe me pak çaste nga atmosfera e bukur e festave të Nëntorit në shkollat tona, ku gjithçka merr jetë falë duarve të fëmijëve, përkushtimit të mësuesve dhe mbështetjes së prindërve përmes programit Art dhe Zeje, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama.