Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
Një person është gjetur pa shenja jete pasditen e së dielës në banesën e tij në Prishtinë, shkruan Zeri.info.
Policia e Kosovës, përmes raportit ditor, ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, përderisa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
Policia po ashtu ka bërë të ditur se është duke e hetuar këtë rast.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Hetim mbi vdekjen
Prishtinë /23.11.2025-17:10 Është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi. /Zëri