Publikohen disa fotografi të motrave Kardashian para 26 vjetëve, ndryshimet para ndërhyrjeve

Motra e madhe, Kourtney Kardashian, i habiti ndjekësit në Instagram duke postuar foto të vjetra nga viti 1999, ku tregohet se si dukeshin ajo dhe motrat e saj në adoleshencë.

Sipërmarrësja 46-vjeçare ndau kujtime në profilin e saj dhe një foto e saj duke pozuar me motrat Kim (45 vjeçe) dhe Khloe (41 vjeçe) me pizhame të njëjta tërhoqi vëmendje të veçantë.

Në mbishkrimin e postimit, Kourtney shkroi thjesht: "1999".

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kourtney Kardashian Barker (@kourtneykardash)

Në njërën nga fotot, tre motrat Kardashian janë ulur në një divan të veshura me pizhame me printim leopardi, duke mbajtur dhurata të mbështjella me të njëjtën letër dekorative.

Megjithatë, marrëdhëniet familjare dhe mënyra se si ato e kanë përballuar famën janë shpesh temë bisede në intervistat e motrave Kardashian.

Kohët e fundit, Kim foli për përvojën në sferën mediatike në podcast-in "Call Her Daddy" dhe pranoi se ndonjëherë vinte re se Khloe trajtohej ndryshe për shkak të pamjes.

"Ishte për peshën. Ishte për pamjen. Ishte për gjithçka. Mendoj se unë dhe Kourtney duhet ta kishim mbrojtur më publikisht kur po ndodhte. Thjesht nuk dinim si të reagonim. Ato ishin intervistat tona të para dhe hera jonë e parë në këto shfaqje. Duke parë prapa tani, është shumë e çuditshme se si shkuan ato", tha Kim.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

Familja Kardashian fitoi famë globale në vitin 2007 me lansimin e serialit reality shou "Keeping Up With the Kardashians", i cili shpejt u bë një fenomen kulturor.

Shfaqja hapi rrugën për sipërmarrjet e tyre të biznesit, markat e modës dhe dominimin mediatik që vazhdon edhe sot e kësaj dite. /Telegrafi